Jobiglo

No results.

Këshillues Biznesi - Durrës

ProCredit Bank Albania · Tirana

Mid pt

Job description

ProCredit Bank kërkon të punësojë një individ të dedikuar dhe me eksperience në rolin e Këshilluesit të Biznesit, për segmentin e klientëve Mikro, në degën e Durrësit. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në një ambient sa sfidues, aq dhe dinamik. Ky pozicion konsiston në takime të shpeshta me klientë të rinj dhe ekzistues, në zhvillimin e portofolit të Biznesit.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën.Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/ saj, etj.Kualifikimet e nevojshme:Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite, ne sektorin bankar.Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/të mesëm.Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.Diplomë universitare (bachelor ose master).Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 03.09.2026, në adresën:: Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a Show more Show less

Questions fréquentes

Le salaire n'est pas communiqué publiquement par le recruteur. Vous pouvez postuler et négocier directement avec ProCredit Bank Albania.
Cliquez sur "Postuler maintenant" en haut de la page. Vous pouvez importer votre CV en 1 clic — Jobiglo extrait automatiquement vos informations et postule pour vous.

Why are you reporting this job?

Thank you for your report. We will review this job.

Apply in 30 seconds

Enter your email to apply. An account will be created automatically.

Apply now →

By continuing, you accept our terms of use.

Already have an account? Login

A question about this job?

Ask it here: you will get the full job summary by e-mail, right away.

💬 Chat with us on Telegram

Published 1 month ago

Expires 1 week from now

26 views · 0 interested

Boost your chances

Upload your CV — we will match you with relevant openings.

Analyzing your CV...

ProCredit Bank Albania

Tirana