Jobiglo

No results.

Specialist i Përpunimit të Vlerave Monetare

ProCredit Bank Albania · Tirana

pt

Job description

Saktësia në përpunimin e vlerave monetare është një nga elementët që garanton besimin e klientëve tanë çdo ditë. Nëse dëshiron të kontribuosh në këtë proces të rëndësishëm, të ftojmë të aplikosh për rolin e Specialistit të Përpunimit të Vlerave Monetare në ProCredit Bank.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:Përpunon fondet e ardhura (në nivel copësh) nga pajisjet e zonave të vetëshërbimit duke respektuar të gjithë rregulloret e Bankës së Shqipërisë për përshtatshmërinë e kartmonedhave.Regjistron në sistemet e brendshme të Bankës diferencat e vlerave monetare të ardhura nga përpunimi i fondeve. Plotëson, firmos dhe arkivon përkatësisht format e lidhura me transaksionet me qendrën e përpunimit.Kualifikimet e nevojshme:Eksperiencë pune në profile të ngjashme.Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup.Proaktiv dhe fleksibël.Shumë i vemendshëm ndaj detajeve.Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 05.09.2026, në adresën: lutem vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a Show more Show less

Questions fréquentes

Le salaire n'est pas communiqué publiquement par le recruteur. Vous pouvez postuler et négocier directement avec ProCredit Bank Albania.
Cliquez sur "Postuler maintenant" en haut de la page. Vous pouvez importer votre CV en 1 clic — Jobiglo extrait automatiquement vos informations et postule pour vous.

Why are you reporting this job?

Thank you for your report. We will review this job.

Apply in 30 seconds

Enter your email to apply. An account will be created automatically.

Apply now →

By continuing, you accept our terms of use.

Already have an account? Login

A question about this job?

Ask it here: you will get the full job summary by e-mail, right away.

💬 Chat with us on Telegram

Published 1 month ago

Expires 3 weeks from now

20 views · 0 interested

Boost your chances

Upload your CV — we will match you with relevant openings.

Analyzing your CV...

ProCredit Bank Albania

Tirana